Ngrënia e vetëm gjysmë veze në ditë, rrit rrezikun e vdekjes për 7%

Shëndetësia

Ngrënia e vetëm gjysmë veze në ditë, rrit rrezikun e vdekjes për 7%

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 10:10
Foto Ilustrim

Pjesa më e rrezikshme e vezës është e verdha e vezës.

Të ziera, të fërguara, të përziera ose omëletë, vezët me sa duket janë po aq të rrezikshme për shëndetin sa janë të dobishme.

Në një studim të bërë së fundmi, është zbuluar se ngrënia e vetëm gjysmë veze në ditë, rritë rrezikun e vdekjes së parakohshme për 7%.

Një person që ha një vezë në ditë, ka 14% rrezik më shumë se personat e tjerë që të vdes. Kërkuesit kinez që drejtuan këtë studim erdhën në përfundim se nivelet e larta të yndyrës dhe kolesterolit janë shkaktarët.

Ata paralajmëruan se njerëzit duhet të hanë vetëm të bardhën e vezës, e cila është më e shëndetshme nga përmbajtja substanciale, e cila ulë rrezikun e vdekjes.

Preferohet që sasia e vezëve që hani në ditë të zëvendësohet me arrorë, në mënyrë që të ulni edhe më shumë rrezikun e vdekjes.

129,328 persona morën pjesë në këtë studim, duke e bërë këtë studim më të besueshëm. Ata u monitoruan për 16 vite, dhe u kuptua se numri i personave që u sëmurën më së shumti me sëmundje kardiovaskulare dhe kancer, ishin ata që konsumuan vezë më shumë.

Ndërlidhja e shëndetit me vezët ka qenë një temë e diskutuar prej vitesh, mirëpo gjithmonë ka qenë e vështirë të balancohen anët pozitive me ato negative, ngase veza është e shëndetshme në raport me disa anë të shëndetit.

Mirëpo ky studim ka treguar se ato mund të jenë më të rrezikshme sesa të shëndetshme për njeriun, dhe konsumimi i tyre duhet të jetë shumë i kontrolluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat