Të falësh të tjerët përmirëson shëndetin mendor

Shëndetësia

Të falësh të tjerët përmirëson shëndetin mendor

Më: 5 prill 2021 Në ora: 06:46
Ilustrim

Vendimi për të falur dikë lidhet me përmirësimet pasuese të mirëqenies mendore, sipas një studimi të botuar në BMC Psychology. Studiuesit zbuluan se falja shoqërohej me ndikim të madh pozitiv dhe simptoma depresive, por nuk kishte të bënte me ndryshimet në shëndetin fizik.

Autorët e studimit, Katelyn N. G. Long dhe kolegët e saj u nisën për të shqyrtuar nëse falja do të shoqërohej me përmirësimin pasues në një sërë treguesish të shëndetit mendor dhe fizik. Të dhënat gjatësore u morën nga Studimi Shëndetësor i Infermierëve i cili anketoi infermiere femra nga 14 shtete të SHBA çdo dy vjet, duke filluar në vitin 1989. Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në analizë ishte 54,703 dhe infermieret ishin mesatarisht 53 vjeç.

Long dhe kolegët e saj përdorën një sondazh të vitit 2008 si bazën e tyre dhe një total prej 19 rezultatesh.

Pas analizave të ndryshme statistikore, studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit të cilët raportuan se falnin më shpesh treguan përmirësime të mëvonshme në ndikimin pozitiv dhe integrimin shoqëror në krahasim me ata që thanë se nuk falnin kurrë ose rrallë. Ata gjithashtu treguan simptoma më të ulta depresive, simptoma ankthi, vetmi dhe trishtim.

Studiuesit vërejnë se arsyeja pse falja ka këtë efekt pozitiv në mirëqenien mbetet e pasigurt, por disa nga arsyet mund të jenë qetësia që një person ka në momentin që fal dikë. Gjithsesi duhet një studim tjetër për të kuptuar arsyen.

"Gjetjet nga ky studim tregojnë që promovimi i faljes mund të jetë një fokus inovativ për ndërhyrjet e shëndetit publik që synojnë përmirësimin e mirëqenies mendore dhe psikosociale", thonë Long.

Ajo thotë se në një kohë pandemie, pabarazie dhe pasigurie, mbase promovimi i faljes do të ndihmonte në mirëqenien mendore dhe shoqërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat