Kanceri i veshkave është më i vështiri për t’u zbuluar: Shenjat më të hershme që trupin po shkatërron kjo sëmundje e rrezikshme!

Shëndetësia

Kanceri i veshkave është më i vështiri për t’u zbuluar: Shenjat më të hershme që trupin po shkatërron kjo sëmundje e rrezikshme!

Më: 11 prill 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Veshkat filtrojnë gjakun dhe prodhojnë urinë, e cila nxjerr substanca të dëmshme nga organizmi, kështu që funksioni i tyre është shumë i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm.

Kanceri i veshkave po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë, ndërsa simptomat ndonjëherë mund të jenë të fshehura mirë.

Ekzistojnë disa lloje të kancerit të veshkave, dhe midis tyre, më i shpeshti është karcinoma e qelizave të veshkave, i cili përbën rreth 85% të të gjitha rasteve.

Faktorët e rrezikut

Shkaku i saktë i kancerit të veshkave është i panjohur. Sidoqoftë, me studime të ndryshme janë veçuar disa nga faktorët e mundshëm të rrezikut.

Njerëzit që pinë duhan, janë obezë dhe kanë presion të lartë të gjakut janë në rrezikun më të lartë të zhvillimit të kancerit të veshkave, thonë mjekët.

Gurët në veshka, pezmatimi kronik i veshkave, por edhe ekspozimi ndaj disa kimikateve kontribuojnë në zhvillimin e kancerit të veshkave.

Kanceri i hershëm i veshkave shpesh nuk ka kurrfarë simptomash.

Shenjat paralajmëruese:

▪ Gjak në urinë
▪ Dhimbje të mesit
▪ Dhimbje e kockave
▪ Humbje e paarsyeshme në peshë
▪ Plogështi, lodhje
▪ Temperaturë të kohëpaskohshme
▪ Ethe me ndërprerje
▪ Te burrat, fryrje të venave në testikujt
▪ Fryrje në qafën tuaj
▪ Një gungë poshtë shpinës

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat