Trajtimi i Covid-19 i mundshëm pas 6 muajve – Medikamenti i gripit sezonal ka potencial të shkatërroj koronavirusin

Shëndetësia

Trajtimi i Covid-19 i mundshëm pas 6 muajve – Medikamenti i gripit sezonal ka potencial të shkatërroj koronavirusin

Më: 26 prill 2021 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Ekspertët kanë thënë se trajtimi antiviral Favipiravir mund të vras SARS-CoV-2, virusin që shkakton Covid-19.

Një trajtim i gripit mund të bëhet shpëtimi kundër virusit Covid-19.

Shkencëtarët thonë se medikamentin Favipiravir ka potencial për të vrarë virusin SARS-CoV-2, që shkakton sëmundjen vdekjeprurëse Covid-19.

Testimet në Britani për trajtimin antiviral janë akoma në faza fillestare, por deri tani, po tregojnë rezultate të mira.

Rezultate më të sakta pritet të shfaqen brenda 6 muajve. Favipiravir është krijuar në Japoni në vitin 2014, dhe tani po testohet për të parë se a mund të zvogëloj fatalitetin e koronavirusit.

Shkencëtarët thonë se ky medikament mund të bëhet fundi i karantinimit. Drejtuesi i studimit, profesori Kevin Blyth nga universiteti Glasgow ka thënë se ky mund të jetë një hap shumë i madh drejt shërimit.

Nëse testimet rezultojnë të suksesshme, miliona doza do të bëhen të qasshme.

Tabletat ditore do të mund të vrasin virusin brenda disa ditëve, nëse merren menjëherë pasi pacienti teston pozitiv për Covid-19.

Shkencëtarët janë optimist se brenda 6 muajve do të vërtetohet se a është efektiv.

Ky medikament ka ndihmuar në zvogëlimin e nevojës për përkujdesje intensive dhe ka gjasë se do të ndihmoj në uljen e rrezikut të përhapjes së virusit.

Medikamentet antivirale ia pamundësojnë virusit të shumohet, duke e parandaluar sëmundjen por shumica e testimeve globale po fokusohen në medikamente që i trajtojnë simptomat e virusit.

Banorët e qytetit Glasgow mund të bëhen vullnetarë për testime sapo të iu shfaqen simptomat e Covid-19.

Testime për të njëjtin medikament po bëhen edhe në Londër. Me punën intensive që po bëhet, ekspertët presin rezultate në vjeshtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat