A mundet ta parandalojë aspirina kancerin?

Shëndetësia

A mundet ta parandalojë aspirina kancerin?

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Aspirina mund të ndihmojë në parandalimin e infarktit, sulmit në tru, por edhe te kanceri. Ja si e shohin këtë ekspertët nga Britania.

Qëllimi është që të krijohet dallimi midis grupit të pacientëve që do të marrin 300 miligramë "aspirinë" në ditë, grupi që merr 100 miligramë dhe ai që merr placebo. Shkenca tashmë e ka vërtetuar se aspirina ndihmon në parandalimin e infarktit, sulmit në tru, por edhe të disa llojeve të kancerit.

 

 

"Kishte hulumtime interesante që kanë vërtetuar se aspirina mund ta parandalojë kthimin e kancerit në fazën e hershme', thotë profesoresha Ruth Langly, hulumtuese kryesore për studime në kolegjin e Londrës. "Qëllimi ynë është që ta gjejmë përgjigjen në pyetjet e shumta.

Nëse konstatojmë se aspirina me të vërtetë e parandalon kthimin e kancerit, kjo ofron mënyrë të lirë dhe u ndihmon të prekurve që të mbijetojnë'. Por, ajo ka paralajmëruar se aspirinën nuk duhet marrë krye në vete, derisa të kompletohen rezultatet e studimit, marrë parasysh faktin se jo te secili mund të ketë ndikim pozitiv dhe se mund të ketë efekte të dëmshme anësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat