Aspirina zgjat jetën e të sëmurëve nga kjo sëmundje

Shëndetësia

Aspirina zgjat jetën e të sëmurëve nga kjo sëmundje

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Aspirina e zakonshme do të mund të sjellë revolucion në mënyrën e shërimit të kancerit, pasi që zgjat jetën e të prekurve nga kjo sëmundje e rëndë, thuhet në studimin e ekspertëve holandezë.

Sipas tyre, 14.000 persona kanë marrë pjesë në studim, të cilëve u ishte diagnostikuar kanceri në traktin gastrointestinal, në periudhën prej 1998 deri 2011.

Ata që kishin marrë aspirinë, pasi që kontrollet ishin bërë çdo katër vjet, ilaçi kishte ndikim të hatashëm.

Ata persona kishin gjasa të dyfishuara që të mbesin gjallë. Studimi ishte prezantuar në kongresin e Vjenës kushtuar kancerit. "Tash do të dëshironim që të analizojmë tumoret e pacientëve dhe të zbulojmë në cilët prej tyre kishte ndikuar aspirina. Marrë parasysh faktin se ky ilaç është i lirë, ai do të ketë ndikim të madh te pacientët", thotë njëri nga ekspertët që kishte marrë pjesë në studim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat