A kanë më shumë gjasa të shtrohen në spital pacientët me variantin Delta?

Shëndetësia

A kanë më shumë gjasa të shtrohen në spital pacientët me variantin Delta?

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Sipas një studimi të ri, njerëzit kanë dy herë më shumë gjasa të shtrohen në spital nëse infektohen me variantin Delta, sesa me variantin Alpha që qarkullonte dikur. Ekspertët thonë se studimi i rëndësishëm, i botuar në The Lancet, përforcon pse është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen plotësisht. Vaksinimi zvogëlon rrezikun e sëmundjes serioze nga secili variant, megjithëse Delta është kërcënimi më i madh aktualisht.

Studimi, i udhëhequr nga Shëndeti Publik në Angli (PHE) dhe Këshilli i Kërkimeve Mjekësore, doli në përfundimin se rreziku i shtrimit në spital ishte dy herë më i lartë tek individët e diagnostikuar me variantin Delta, në krahasim me ata me Alpha. Ekspertët thonë se vaksinimi e ul këtë rrezik.

Të dyja dozat janë të nevojshme për mbrojtje maksimale dhe duhen disa javë nga marrja e dozës së dytë për të marrë mbrojtje më të plotë kundër Covid.

Një analizë e fundit nga PHE tregon se efektiviteti kundër shtrimit në spital pas dy dozave është:

96% për vaksinën Pfizer-BioNTech

92% për vaksinën Oxford-AstraZeneca

Hulumtime të tjera tregojnë se ndërsa mbrojtja kundër infeksioneve simptomatike mund të zbehet disi me kalimin e kohës, të dyja vaksinat ende ofrojnë mbrojtje të mirë kundër shtrimeve në spital dhe vdekjeve të shkaktuara nga Delta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat