Kush janë më të prekur nga presioni i lartë i gjakut?

Shëndetësia

Kush janë më të prekur nga presioni i lartë i gjakut?

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Sipas një studimi amerikan, burrat e rinj dhe gratë e moshuara janë veçanërisht të prekur nga presioni i lartë i gjakut.

Në mesin e pacientëve të moshës 70 vjeçare, gratë kishin 29 përqind më shumë gjasa sesa burrat të kishin presion të lartë të pakontrolluar të gjakut dhe ato 80 vjeç e lart kishin një rrezik 63 përqind më të lartë.

Krahasuar me gratë, rreziku për presionin e gjakut të trajtuar por të pakontrolluar ishte 59 përqind më i lartë te meshkujt e moshës 20 vjeçare, 70 përqind më i lartë tek ata që janë 30 vjeç dhe 47 përqind më i lartë për meshkujt e moshës 40 vjeçare.

Siç thuhet, gati gjysma e të rriturve në Shtetet e Bashkuara kanë presion të lartë të gjakut, duke rritur rrezikun e tyre për sulm në zemër, goditje në tru, sëmundje të veshkave dhe komplikime të tjera shëndetësore, përfshirë COVID-19 të rëndë, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat