​Nënvarianti delta plus - më shumë infektues, më me pak simptoma

Shëndetësia

​Nënvarianti delta plus - më shumë infektues, më me pak simptoma

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 19:16
Ilustrim

Një nënlloj i variantit delta AY.4.2, i njohur gjithashtu si delta plus, i cili po përhapet në Britani të Madhe, do të jetë më i vështirë të shkaktojë infeksion simptomatik COVID, tregoi një studim nga Kolegji mbretëror i Londrës, duke vënë në dukje se numri i rasteve ka rënë në krahasim me tetor.

Studimi i publikuar sot, zbuloi se prania e variantit delta plus ishte 12 për qind më i lartë, por vetëm një e treta e të infektuarve kishin simptoma "klasike" të COVID-it, ndërsa gjysma e atyre që u testuan me variantin origjinal delta i kishin ato, transmeton Reuters.

AY.4.2 besohet të jetë pak më ngjitës, por deri më tani nuk ka dhënë pasoja më të rënda dhe as nuk e ka shmangur mbrojtjen nga vaksinat më lehtë se varianti origjinal delta.

“Duket se është më ngjitës, por duket se jep më pak simptoma, gjë që është një gjë e mirë”, tha epidemiologu Paul Eliot.

Ky studim tregoi se dozat përforcuese reduktuan rrezikun e infeksionit me variantin delta me 66 për qind, krahasuar me njerëzit që morën dy doza.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat