4 ekzaminimet mjekësore që gratë mbi 40 vjeç duhet të kryejnë

Shëndetësia

4 ekzaminimet mjekësore që gratë mbi 40 vjeç duhet të kryejnë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 06:52
Ilustrim

Disa njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton. Akoma më të shumtë janë ata që evitojnë takimin me doktorin si të ishte një sëmundje e keqe. Kontrollet e rregullta mjekësore janë të rëndësishme për çdo moshë por, sipas të dhënave pas të dyzetave ato bëhen të domosdoshme. Në këtë moshë, si burrat ashtu edhe gratë sëmurën me shpesh dhe më shumë.

Femrat mbi 40 vjeç duhet të kryejnë menjëherë këto analiza dhe vizita:

Mamografia: Mamografia është një instrument i rëndësishëm për diagnotsikimin e kancerit të gjirit dhe parandalimin e përhapjes së tij. Çdo grua mbi 40 vjeç duhet ta bëjë atë.

Analiza e glukozës në gjak: Nëse jeni të predispozuar të prekeni nga diabeti, atëherë duhet të bëni analizat çdo tre vjet. Për fat të mirë mjafton një analizë urine ose gjaku për të kontrolluar nivelin e glukozës në gjak.

Niveli i kolesterolit:  Pas moshës 45 vjeçare, niveli i kolesterolit duhet testuar çdo  vit sepse rreziku i sëmundjeve të zemrës bëhet më i lartë me kalimin e moshës.

Densiteti i kockave: Gratë janë më të rrezikuara nga osteporoza ose frakturat e kockave, kjo ndodh sepse me kalimin e moshës niveli i estrogjenit në trup bie. Ky hormon luan një rol mbrojtës për kockat e një gruaje. Për pasojë është e një rëndësie të veçantë që një grua mbi 40 vjeç të kryejë analizat e densitetit kockor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat