Pse fëmija psherëtin shpesh? Çfarë e shkakton atë, a është rrezik dhe si t’i ndihmoni

Shëndetësia

Pse fëmija psherëtin shpesh? Çfarë e shkakton atë, a është rrezik dhe si t’i ndihmoni

Më: 28 janar 2022 Në ora: 08:13
Ilustrim

Nëse një fëmijë ka kollë ose temperaturë, do ta kemi më të lehtë të përcaktojmë se çfarë e mundon, mirëpo kjo simptomë mund të na ngatërrojë

Psherëtima është një frymëmarrje e thellë, e ekzagjeruar që ka veti të caktuara neurobiologjike, fiziologjike dhe psikologjike.

Psherëtima karakterizohet nga një frymëmarrje e gjatë dhe e ngadaltë dhe një nxjerrje fryme po aq e ngadaltë.

Zakonisht mund të dëgjohet, fëmija nuk do ta bëjë në një mënyrë të padëgjuar dhe shoqërohet me lëvizje të dukshme të gjoksit, shpatullave dhe kokës.

Psherëtima është gjë normale edhe te të rriturit dhe do të ndodhë disa herë në ditë, duke hapur kështu alveolat që nuk përdoren gjatë frymëmarrjes së qetë.

Të rriturit do të psherëtijnë kur janë të lodhur ose nën stres emocional, por kur psherëtimat ndodhin shumë shpesh, mund të vendoset një diagnozë e sindromës së psherëtimës.

Pse një fëmijë psherëtin dhe çfarë ndodh në të vërtetë në atë situatë?

Fëmija ka ndjenjën se nuk merr mjaftueshëm ajër, nëse merr frymë “normalisht”.

Njihet gjithashtu nga fakti se frymëmarrja është e shkurtër, d.m.th. thith ajër në një sërë frymëmarrjesh të shkurtra, të dëgjueshme, sesa me një frymëmarrje të zgjatur. Sindroma e psherëtimës nuk jep simptoma të tjera, është relativisht e zakonshme tek fëmijët dhe nuk është e rrezikshme.

Nëse fëmija juaj psherëtin shpesh, gjëja e parë që mund të bëni është të kontrolloni se çfarë nuk shkon. Një fëmijë shpesh do të marrë frymë kështu nëse është nën stres emocional dhe diçka po e shqetëson. Ai mund të mos jetë i vetëdijshëm për këtë, ndaj është e nevojshme që prindërit të bëjnë të pamundurën për të zgjidhur problemin e fëmijëve.

Mjeku pediatër mund ta vë diagnozën duke përjashtuar shkaqet dhe sëmundjet e tjera, bazuar në mungesën e simptomave të tjera dhe me analizat e nevojshme. Ndonjëherë një fëmijë ka nevojë për teknika të reja të frymëmarrjes dhe relaksimit ose një konsultë me një psikolog fëmijësh.

Prandaj, sindroma e psherëtimës mund t’i shqetësojë prindërit, por është e padëmshme dhe largohet vetë. Ose kur fëmija çlirohet nga stresi që ndjen, ose kur adopton teknika të reja të frymëmarrjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat