Erëza që përdoret shpesh në kuzhinë ndihmon në trajtimin e kancerit të gjirit

Shëndetësia

Erëza që përdoret shpesh në kuzhinë ndihmon në trajtimin e kancerit të gjirit

Më: 15 prill 2022 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Kardamonina, një molekulë e pranishme në kardamom dhe bimë të tjera ka treguar një potencial interesant terapeutik për kancerin e gjirit të trefishtë negativ, një kancer që prek kryesisht gratë e reja, përgjithësisht nën 50 vjeç.

Kanceri trefish negativ përbën 10-15% të të gjithë kancereve që prekin gjirin dhe emri i tij rrjedh nga mungesa në qelizat e tij të të tre objektivave molekularë për të cilët ka trajtime të synuara. Si rezultat, ky lloj kanceri nuk mund të përfitojë nga disa trajtime të disponueshme për kancere të tjera, duke përfshirë terapinë hormonale dhe është i vështirë për t’u trajtuar, agresiv dhe me një shkallë të lartë vdekshmërie.

Për këtë arsye, kërkimi është i fokusuar në studimin e terapive të sigurta dhe efektive dhe siç ndodh shpesh, këto terapi vijnë nga bimët mjekësore. Sipas një studimi të ri, këtë herë terapia mund të vijë nga kardamom. Kardamonina e pranishme në këtë erëz në fakt do të ishte në gjendje të synonte gjenin që ndihmon qelizat e kancerit të shmangin sistemin imunitar.

Studiuesit analizuan se si kardamina ndikon në shprehjen e gjenit të ligandit të programuar të vdekjes së qelizave që gjendet në qelizat e kancerit. Ky gjen është i mbishprehur gjatë progresionit të kancerit të gjirit dhe luan një rol themelor në ndihmën e qelizave të kancerit të gjirit për të shmangur sistemin imunitar.

Trajtimi me kardamonin është treguar se është në gjendje të vrasë qelizat e kancerit tek gratë afrikano-amerikane dhe evropiane dhe të pengojë shprehjen e gjenit të ligandit tek gratë evropiane, një aspekt i rëndësishëm për trajtimin e kancerit të gjirit trefish negativ.

Hulumtimi u prezantua pak ditë më parë në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për Patologji Hulumtuese. Megjithëse ky është një hulumtim paraprak që ka nevojë për studime të mëtejshme për të përcaktuar efikasitetin dhe sigurinë e tij antikancerogjene, rezultatet e kësaj analize të parë janë premtuese.

Fakti që kardamomi është përdorur për shekuj si erëz dhe si një ilaç natyral tregon se marrja e tij është e sigurt dhe kjo rrit potencialin e kardamoninës për përdorimin e saj si trajtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat