Izolimi nga pandemia mund të jetë shkaku i hepatitit akut që po përhapet te fëmijët

Shëndetësia

Izolimi nga pandemia mund të jetë shkaku i hepatitit akut që po përhapet te fëmijët

Më: 26 prill 2022 Në ora: 20:27
Ilustrim

Izolimi dhe distancimi social gjatë pandemisë janë lidhur me rritjen e rasteve të hepatitit tek fëmijët e vegjël.

Zyrtarët shëndetësorë thanë se mungesa e ekspozimit ndaj infeksioneve të zakonshme gjatë viteve të formimit të fëmijëve, për shkak të masave pandemike, mund të jetë duke nxitur një shpërthim global të sëmundjes vdekjeprurëse të mëlçisë.

Në Britani, 114 raste të hepatitit akut me origjinë të panjohur janë raportuar në më pak se katër javë. Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar thanë se kishin zbuluar po aq raste në tre muajt e fundit sa do të prisnin normalisht të shihnin brenda një viti. Shumica dërrmuese e rasteve përfshinin fëmijë të moshës pesë vjeç e poshtë. Ata shtuan se tre të katërtat e rasteve në Britani kanë qenë të lidhura me adenoviruset, një infeksion viral që zakonisht shkakton ftohjen e zakonshme. Nëse sistemi imunitar i dikujt nuk mund ta luftojë virusin, ai mund të zhvillohet në hepatit.

Ekspertët kanë ngritur edhe më parë shqetësime për ndikimin afatgjatë të izolimit në edukimin e fëmijëve dhe shëndetin fizik dhe mendor. Megjithatë, ky është ndërlikimi më serioz i mundshëm shëndetësor që është shfaqur deri më tani.

Në total, 169 fëmijë janë diagnostikuar në 12 vende që nga tetori i kaluar, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. Por ekspertët e mëlçisë thanë se këto raste mund të jenë vetëm "maja e ajsbergut".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat