​A zgjaten këmbët gjatë shtatzënisë?

Shëndetësia

​A zgjaten këmbët gjatë shtatzënisë?

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Në mesin e nënave të reja, ndjenja e të pasurit këmbë më të gjata dhe më të gjera se para shtatzënisë është mjaft e zakonshme, shkruan focus.it.

Tani, një studim nga Universiteti i Ajouas (SHBA) konfirmon se nuk është vetëm sugjerim.

Në fakt, shtatzënia mund të ndryshojë formën dhe madhësinë e këmbëve, madje në mënyrë të pakthyeshme.

Studiuesit e verifikuan këtë duke matur gjymtyrët e poshtme të 49 grave, gjatë tremujorit të parë dhe pesë muaj pas lindjes.

Në 60-70 për qind të rasteve këmba ishte më e gjatë dhe më e gjerë.

Veçanërisht ndryshimet kanë të bëjnë me harkun e shputës, i cili zvogëlohet pas lindjes, rrafshimi rezulton në një zgjatim të këmbës me 2-10 milimetra.

Fenomeni shfaqet pas shtatzënisë së parë, ndërsa zakonisht nuk shfaqet në ato të mëvonshme.

Shkaktarët, sipas studiuesve, duhen gjetur në shtimin në peshë dhe në elasticitetin më të madh të ligamenteve që ndodhin gjatë shtatzënisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat