Urologët tregojnë pse djemtë duhet të mësohen të urinojnë ulur

Shëndetësia

Urologët tregojnë pse djemtë duhet të mësohen të urinojnë ulur

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Urinimi në këmbë është mënyra se si djemtë zgjedhin të urinojnë, por ekspetët kanë paralajmëruar se është më mirë që këtë process ta kryeni ulur.

Mjekët në Holandë zbuluan se ulja mund të jetë e dobishme, veçanërisht për burrat që vuajnë nga problemet e prostatës.

Kjo është për shkak se i lejon ata të urinojnë me forcë më të madhe sesa do të mund të bënin nëse do të ngriheshin në këmbë, ku muskujt stimulohen në legen dhe shpinë.

Mjekët urolog shtuan se kur djemtë ulen për të urinuar, muskujt e legenit dhe ijeve janë të relaksuar, duke e bërë më të lehtë urinimin.

Profesor i Departamentin e Urologjisë në UCLA, Jesse Mills tha se urinimi ulur është një opsion më i mirë për djemtë dhe burrat dhe për këtë ka shumë arsye, shkruan The Sun.

“Shumë djem ulen për të urinuar nëse nuk mund ta evakuojnë plotësisht fshikëzën e tyre. Kur ulesh, mund të përdorësh më shumë muskujt e barkut, dhe i nxjerr spërkatjet e fundit dhe ndihesh sikur je zbrazur më mirë”, tha ai.

Megjithatë, Mills shtoi se rezultatet e hulumtimi nuk do të funskionojnë për të gjithë djemtë dhe shpjegoi se për sa kohë që ata ndjejnë se fshikëza është zbrazur, mund të urinojnë në çfarëdo pozicioni të duan.

“Nëse fshikëza nuk zbrazet siç duhet, mund të shkaktojë stazë të urines, e njohur edhe si mbajtje urinare dhe të rezultojë në infeksione ose gurë në fshikëz. Për shkak se infeksionet mund të rezultojnë në infeksione të veshkave, nëse keni simptoma të zbrazjes jo të plotë të fshikëzës, duhet të kontrollohet nga një specialist”, u shpreh tutje ai.

Tutje, ai u shpreh se ka disa shenja që tregojnë se mund të mos jeni në gjendje të zbrazni plotësisht fshikëzën tuaj, të tilla si nervat e dëmtuara dhe zmadhimi i prostatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat