Shtatzënitë në moshë të madhe, të rrezikshme! Specialistët shqiptarë: "Fëmija i parë, para të 30-ave"

Shëndetësia

Shtatzënitë në moshë të madhe, të rrezikshme! Specialistët shqiptarë: "Fëmija i parë, para të 30-ave"

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 21:20
Ilustrim

Lindja e fëmijës së parë në moshë të madhe, përkatësisht mbi 35 vjeç për mjekët po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. 300 profesorë dhe mjekë gjinekologë të mjekësisë prenatale, kërkojnë zgjidhje për infertilitetin në rritje. Mjekët, insistojnë që fëmija i parë të lindë mes 20 dhe 30 vjeç, por kundër kësaj janë qëllimet e të rinjve, rritja në karrierë, problemet ekonomike dhe emigrimi.

"Nataliteti ka filluar të bjerë, por ndërkohë martesat bëhen në moshë më të madhe. Për pasojë gratë kanë probleme më shumë, gjithashtu edhe fëmijët.  Sa më herët të zbulohen këto probleme, aq më të kurueshme janë. Infertiliteti është rritur për shumë arsye. Popullata është bërë më e madhe. Ata që emigrojnë jashtë janë në moshë riprodhuese, pra janë të rinj. Gratë ndjekin karrierën dhe mendojnë për shtazaninë atëherë kur është vonë. Është një sëmundje e shekullit, që jashtë ka filluar dhe tek ne është afruar. Në Itali mosha kur nisen gratë që të lindin, është 35 vjeç. Ne nuk kemi arritur këto nivele, por kemi shumë gra që duan të ndjekin  karrierën, por natyra i ka bërë gjërat ndryshe”, tha  Orion Gliozheni gjinekolog.

Sipas mjekut Orion Gliozheni tejkalimi i moshës përcjell rrezikshmëri për nënën dhe beben.\Mundësisht të lindin mes intervalit 20-30 vjeç. Kalimi i këtyre limiteve, shkon kundra natyrës. Mosha e rrezikshme është pas 35 vjeç, pas 40 vjeç është shumë e vështirë. Problemet janë nga më të ndryshme, tensionit të lartë, rritjes të vonuar në bark të fëmijës, diabeti gjatë shtatzënish. Mosha ideale për lindje është 20 deri në 30 vjeç”, tha ai.

Me qëllim përmirësimin të situatës, në Tiranë u mblodh kongresi i 9 i Mjekësisë Perinatale të Evropës Juglindore.

 “Është kënaqësi të jem në tiranë. Nuk është hera ime e parë por jam shumë i lumtur të jem këtu ke mikun tim Orion Glizhenin. Jemi miq prej shumë kohësh. Ka organizuar një kongres perfekt që sjell në Tiranë, 13 vende që bën sëbashku teknologjitë mjekësore profesionale, jam shumë i lumtur që i bashkohem, dhe të shoh që gjithë gjërat e mira në Tiranë”, tha The President of SEESPM Prof. Nikolaos Papantoniou.
“Është një shoqatë e mjekësisë prenatale. Janë bërë kongrese nga vende të botës. Është një nder i madh për ne. Është një event mjaft i madh dhe ka mbi 300 veta të regjistruar. Interesime pa masë. Eksperiencë shumë e bukur. Presidenca i Kalon Shqipërisë, për dy vitet e ardhshme. Qëllimi i këtyre konferencave është për të përmirësuar nivelin e problemeve për gruan shtatzënë dhe beben e porsalindur. Për gjinekologun Orion Glizheni,  mosha ideale për të vërë fëmijë është mes intervalit 20 deri në 30 vjeç”, tha gjinekologu Orion Glizheni.

Këtë vit presidenca e konferencës i kaloi vendit tonë dhe kryetar u zgjodh gjinekologiu Gliozheni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat