Covid-19 mund të qëndrojë në sendet dhe ushqimet tuaja për ditë të tëra

Shëndetësia

Covid-19 mund të qëndrojë në sendet dhe ushqimet tuaja për ditë të tëra

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Duket se ky virus nuk ka të ndalur,  kësaj rradhe ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar kanë komfirmuar se Virusi Covid-19  mund të qëndrojë në disa sende ushqimore të gatshme për ditë me rradhë.

Shkencëtarët kryen teste për Agjencinë e Standardeve të Ushqimit (FSA), duke e lyer qëllimisht virusin në ambalazhe dhe produkte ushqimore, duke përfshirë fruta, pasta dhe pije në shishe.Ata zgjodhën sende që njerëzit mund t’i vendosnin në gojë pa pasur nevojën e gatimit apo patrimit të tyre.

Në raportin e tyre theksohet se “ushqimet dhe paketimet e konsideruara si pjesë e këtij studimi janë inokuluar artificialisht me Sars-Cov-2 dhe për këtë arsye nuk janë një reflektim i niveleve të kontaminimit të gjetura në këto ushqime në shitje me pakicë, dhe nivele më të ulëta kontaminimi do të kërkojnë më pak kohë për të rënë në nivele të pazbulueshme.”

“Për një agjent shumë infektiv si Sars-Cov-2, i cili mund të transmetohet përmes prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara dhe më pas fytyrës, këto gjetje janë shumë të rëndësishme”, thane ekspertët.

“Publiku mund të jetë i interesuar në zbulimin se virusi mund të vazhdojë në një gjendje infektive, në sipërfaqet e ushqimeve dhe paketimit të ushqimit, për disa ditë në kushte të caktuara të zakonshme.”

Por ekspertët shtojnë se nuk ka nevojë që blerësit të marrin masa paraprake shtesë kur trajtojnë ushqimin – përveç larjes së duarve përpara se ta përgatisin dhe ta hanë atë dhe të shpëlarin produktet e freskëta për të ndihmuar në heqjen e çdo ndotjeje në sipërfaqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat