6 gjërat që nuk duhet t'ia fshihni kurrë gjinekologut, janë fondamentale për shëndetin tuaj

Shëndetësia

6 gjërat që nuk duhet t'ia fshihni kurrë gjinekologut, janë fondamentale për shëndetin tuaj

Më: 22 prill 2023 Në ora: 06:57
Foto ilustrim

Pavarësisht se jetojmë në kohën e lulëzimit të teknologjisë dhe informacionit, janë të shumta gratë dhe vajzat që do të rrëfenin edhe ‘’krimin’’ më të rëndë tek një prift apo mike e ngushtë, se sa të flisni hapur për shëndetin seksual tek mjeku gjinekolog. E vërteta është se gjinekologët kanë parë e dëgjuar gjithçka, kështu që tregohuni të hapur me ta dhe flitni për 6 gjërat e mëposhtme.

1.Sekrecionet vaginale: Sekrecionet vaginale të shoqëruara shpeshherë edhe me aromë karakteristike mund të jenë simptoma e parë që tregojnë praninë e një infeksioni vaginal ose urinar kështu që mos ia fshini gjinekologut tuaj këtë detaj të rëndësishëm.

2.Cikli menstrual: Cikli i rregullt menstrual mund të na krijojë shqetësime ditët e para të tij, por është një ndër shenjat më të dukshme të një organizmi të shëndetshëm. Nëse menstruacionet tuaja janë të çrregullta jo vetëm përsa i përket kohëzgjatjes, por edhe sasisë bëni mirë ta diskutoni këtë gjë me mjekun tuaj.

3.Marrëdhëniet seksuale: Edhe pse fatkeqësisht jo të gjitha gratë janë të hapura të flasin me mjekun për marrëdhëniet seksuale, për mjekun gjinekolog është e rëndësishme të dijë nëse jeta juaj seksuale është aktive, përdorni masa mbrojtëse etj.

4.Keni dhimbje gjatë aktit seksual: Nuk ka asgjër për të patur turp e njëkohësisht asgjë për t’u mbajtur fshehur nga gjinekologu. Dhimbjet e vazhdueshme gjatë marrëdhënieve seksuale janë të lidhura ngushtë me thatësinë vaginale, praninë e infeksionit urinar si tek burri dhe gruaja, mungesën e hidratimit të trupit, çrregullime hormonale etj.

5.Keni sekrecione pas seksit: Në qoftë se ju ka ndodhur që herë pas here të keni sekrecione vaginale pas mbarimit të aktit, të cilat në gjuhën mjekësorë njihen si humbje ematike, duhet t’ia thoni këtë gjë menjëherë mjekut tuaj gjinekolog. Këto sekrecione mund të shoqërohen edhe me gjakderdhje kështu që bëni mirë të kontrolloheni menjëherë tek mjeku specialist.

6.Po përdorni kontracpetivë: Kontracpetivët nuk duhet të lidhen domosdoshmërisht me shtatzënitë e padëshiruara, janë të shumtë mjekët që rekomandojnë përdorimin e tyre në rastin e trajtimit të çrregullimeve të ciklit menstrual. Kontraceptivët çekuilibrojnë balancën hormonale, kështu që mjeku duhet vendosur në dijeni për këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat