Kujdes me fëmijët, tepër të rrezikuar nga virozat

Shëndetësia

Kujdes me fëmijët, tepër të rrezikuar nga virozat

Më: 25 maj 2023 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Jemi në stinën e dimrit dhe temperaturat në këtë periudhë po ulen ndjeshëm. Një situatë shqetësuese në lidhje me shëndetin e fëmijëve vihet re gjatë uljes së temperaturave, prandaj ju si prindër duhet të merrni masat e duhura për të parandaluar prekjen e fëmijës nga virozat.

Si të kujdesemi për fëmijët e vegjël?

Sa më të vegjël të jenë, aq më të rrezikuar do të jenë ndaj temperaturave të ulta prandaj duhet të evitoni daljet gjatë orëve më të ftohta, që janë kryesisht në mëngjes dhe mbrëmje. Gjithashtu duhet të siguroni një temperaturë konstante në shtëpinë tuaj. Të porsalindurit deri në muajin e 6 të jetës janë më të rrezikuar nga i ftohti duke qënë se përgjigjja e trupit të tyre nëpërmjet termorregullimit nuk është zhvilluar plotësisht.

Nëse do të bëni shëtitje me fëmijën tuaj kini parasysh që:

Ta vishni mirë dhe të vendosni kapele pasi 30% e energjisë humb nga koka;

E mbani larg vendeve të lagështa dhe me lëvizje ajri;

Mos e mbani në kangur pasi ngadalësohet qarkullimi i gjakut dhe favorizohet ngrirja e këmbëve;

Këshillohet që fëmija të transportohet me karrocë për të pasur një qarkullim të rregullt të gjakut;

Gjatë shëtitjes merrni edhe veshje shtesë apo pije dhe ushqime të ngrohta nëse fëmija ka filluar ushqimet e ngurta.

Për fëmijët më të rritur

Sigurohuni që ushqyerja e tij të jetë sa më e larmishme:

Mëngjes i pasur me bukë, qumësht, vezë, mjalt etj.

Fruta dhe perime qoftë edhe në formë lëngu të shtrydhura në shtëpi.

Dreka duhet të jetë e pasur me mish, peshk, fasule thjerrëza, bukë, oriz, makarona, si edhe perime të ndryshme.

Pasditja me kos, fruta, perime, akullore (ka veti anti-inflamatore).

Darka e pasur me supë pule (e këshillueshme gjatë dimrit pasi përmban proteina të tretshme dhe ka veti anti-inflamatore dhe shkrin sekrecionet), si edhe ushqime të tjera.

Duart e fëmijës duhet të jenë sa më të pastra.

Pastroni vazhdimisht hundën e fëmijës me fiziologjik.

Mbani ambientin në temperaturë normale 21-23 gradë dhe ajroseni të paktën 2 herë në ditë.

E ekspozoni fëmijën në diell gjatë orëve më të ngrohta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat