Pse është e rëndësishme të konsumoni hurme?

Shëndetësia

Pse është e rëndësishme të konsumoni hurme?

Më: 20 mars 2024 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Hurmat janë bërë tradicionalisht frute të cilat po simbolizojnë muajin e shenjtë të Ramazanit për shumë besimtarë që agjërojnë.

Edhe pse tre hurma hahen në fillim të Iftarit çdo ditë gjatë Ramazanit për arsye shpirtërore, ato gjithashtu vijnë me bonusin e shtuar të përfitimeve të shumta shëndetësore, shkruan realbuzz.com.

Një nga aspektet më të rëndësishme të agjërimit është marrja e sasisë së duhur të energjisë, dhe duke marrë parasysh se një porcion mesatar hurmash përmban 31 gram, ato janë ushqimet perfektë për t’ju dhënë juve një shtytje.

Hurmat janë gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të marrë disa fibra shumë të nevojshme, të cilat do të ndihmojnë dhe përmirësojnë tretjen gjatë gjithë Ramazanit.

Ato gjithashtu kanë edhe nivele të larta të kaliumit, magnezit dhe vitaminave B, dhe shpejt bëhet e qartë janë një nga frutat më të shëndetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat