Menopauza e hershme lidhet me rrezik më të lartë për demencë

Shëndetësia

Menopauza e hershme lidhet me rrezik më të lartë për demencë

Më: 6 prill 2024 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Gratë që hyjnë në menopauzë para të 50-tave dhe që kanë gjithashtu faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës, mund të jenë në rrezik veçanërisht të lartë për rënie të të menduarit dhe më vonë demencë, tregon një studim i ri.

“Teksa faktorët e rrezikut kardiovaskular dihet se rrisin rrezikun e një personi për demencë, ajo që dihet më pak është se pse gratë kanë një rrezik më të madh për sëmundjen e Alzheimerit sesa burrat”, tha autorja kryesore e studimit Jennifer Rabin nga Universiteti i Torontos. “Ne kemi ekzaminuar nëse ndryshimi hormonal i menopauzës, veçanërisht koha e menopauzës, mund të luajë një rol në këtë rrezik në rritje”, shtoi ajo.

Ekipi i Rabin zbuloi se kishte rrezik.

“Ne zbuluam se kalimi i këtij ndryshimi hormonal më herët në jetë, ndërkohë që ka edhe faktorë rreziku kardiovaskular, lidhet me probleme më të mëdha njohëse kur krahasohet me burrat e së njëjtës moshë”, shpjegoi ajo në një njoftim për lajmet nga Shoqata Amerikane Neurologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat