Si ndikon dieta ushqimore në menaxhimin e ankthit

Shëndetësia

Si ndikon dieta ushqimore në menaxhimin e ankthit

Më: 7 prill 2024 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Të gjithë e dimë se një dietë e ekuilibruar dhe e pasur me lëndë ushqyese është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për shëndetin tuaj. Nga lëkura në zemrën tuaj, ushqimet dhe pijet që konsumoni kanë ndikim në të gjitha zonat e trupit, përfshirë edhe trurin tuaj. Goditjet nga ankthi dhe stresi po rriten në të gjithë botën, sidomos pas pandemisë. Por, a mundet që dieta ushqimore të na çlirojë plotësisht nga ankthi?

-Raporti mes dietës dhe shëndetit mendor

Për të parë nëse dieta mund të luajë rol në menaxhimin e ankthit, së pari duhet të kuptojmë lidhjen midis trurit dhe ushqimeve që hamë. Sipas Lindsay Delk, dietologe në SHBA, ekzistojnë tre mënyra kryesore në të cilat dieta ndikon në tru: prodhimi i neurotransmetuesve, shëndeti i zorrëve dhe inflamacioni.

-Prodhimi i neurotransmetuesve

“Ushqyerja është thelbësore për prodhimin e neurotransmetuesve si serotonina dhe dopamina, të cilët luajnë një rol në emocionet tona. Ngrënia e vezëve, që kanë përmbajtje të lartë të aminoacidit triptofan mund të jetë e dobishme në këtë drejtim.

-Shëndeti i zorrëve

Ekziston një lidhje e fortë mes shëndetit të zorrëve dhe shëndetit mendor. Kjo për shkak të boshtit zorrë-tru, një lidhje e dyanshme midis trurit dhe mikro-organizmave në zorrë. Pra, shpesh ju keni dhimbje stomaku apo fryrje të zorrëve kur jeni të shqetësuar apo nën stres.

-Inflamacioni

Një dietë e varfër e pasur me ushqime të përpunuara dhe sheqer mund të shkaktojë rritje të tepërt të baktereve të pashëndetshme në zorrë. Kjo mund të çojë në inflamacion të zorrëve, i cili lidhet me çrregullime të shëndetit mendor si depresion dhe ankth.

Si mund të ndikojë dieta ushqimore tek ankthi dhe depresioni?

Mara Calvi, nutricioniste dhe autore e librit "How to be healthy with the miracle of probiotics" ("Si të jesh i shëndetshëm me mrekullinë e probiotikëve") shpjegon se një nga mënyrat më domethënëse, në të cilën dieta jonë mund të ndikojë në simptomat e ankthit është përmes pranisë së ushqimeve që janë të përpunuara dhe të pasura me sheqer.

“Ushqimet që kanë nivele të larta të sheqernave mund të shkaktojnë rritje të lartë apo ulje të shpejtë të sheqerit në gjak,” shpjegon ajo.

Gjithashtu, kripa e tepërt që gjendet tek ushqimet e përpunuara mund të çojë në rritje të presionit të gjakut, gjë që rrit ngarkesën e zemrës dhe lëshon adrenalinë në qarkullimin e gjakut. Pra, nivelet e sheqerit në gjak që rriten dhe më pas bien mund të shkaktojnë nervozizëm dhe ankth.

Nëse jeni duke luftuar me depresionin ose ankthin, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë profesionale. Por, disa ndryshime në dietën tuaj mund të jenë të dobishme në trajtimin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat