Nëse doni të jetoni gjatë, krijoni këtë zakon të ri

Shëndetësia

Nëse doni të jetoni gjatë, krijoni këtë zakon të ri

Më: 15 prill 2024 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Kur bëhet fjalë për shëndetin, zemra dhe truri janë organet e para që vijnë në mendje, sidomos me kalimin e viteve ku faktori moshë apo gjendja e përgjithshme nuk dërgojnë sinjale direkte mbrojtjeje apo funksioni.

Ju ndoshta nuk e dini që shëndeti i mëlçisë është në të njëjtin nivel për nga rëndësia dhe një nga faktorët kryesorë që ndikon në jetëgjatësinë e njerëzve. Shëndeti i mëlçisë është diçka që ndikon te shumë njerëz. Sipas "Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve" (CDC), mbi 4.5 milionë të rritur të moshës 18 vjeç e sipër janë diagnostikuar me sëmundje të mëlçisë.

Pse është kaq i rëndësishëm shëndeti i mëlçisë?

"Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm që kryen disa funksione kritike dhe sëmundja e mëlçisë shpeshherë nuk diagnostikohet," thotë mjekja hepatologe, Sudha Kodali.

Cilat janë disa nga pasojat e një mëlçie të pashëndetshme?

Disa faktorë mund të shkaktojnë sëmundje të mëlçisë, nga infeksionet, yndyra dhe të gjitha këto çojnë në cirozë, një sëmundje që mund ketë edhe pasoja fatale për jetën.

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për shëndetin e mëlçisë tuaj?

Nëse doni t’i bëni një shërbim të mirë vetes dhe shëndetit tuaj në tërësi, kjo është ndjekja e një diete të ekuilibruar të pasur me anti-oksidantë, së bashku me vitaminat dhe mineralet kryesore.

Dieta mesdhetare është më e mira në këtë aspekt, pasi kjo nxjerr në pah edhe vlerën e përbërësve që kjo dietë ka, nga shumëllojshmëria e perimeve që kanë shumë fibra, peshku, arrat që kanë acide yndyrore, minerale, vitamina, proteina dhe karbohidrate në sasi të moderuar.

Ndaj, nëse doni të jetoni më gjatë, krijoni një regjim ushqimor të pasur që vlen për mëlçinë në veçanti, por edhe shëndetin tuaj në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat