Mbipesha e rrezikshme edhe nëse jeni të shëndetshëm

Shëndetësia

Mbipesha e rrezikshme edhe nëse jeni të shëndetshëm

Më: 14 maj 2024 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Gratë të cilat janë mbipeshë mirëpo të shëndetshme, janë në rrezik për sëmundje kardiovaskulare, ka treguar një studim i ri.

Përmes një hulumtimi të gjerë janë analizuar lëvizjet në shëndetin e 90,257 grave në SHBA, brenda 30 vjetësh.

Ato gra të cilat kishin më shumë peshë kishin gjasë më të madhe që të përjetonin sulm në zemër, edhe nëse kishin shtypjen e gjakut dhe kolesterolin në nivel, apo edhe nëse nuk ishin të prekura nga diabeti.

Studiuesit kanë thënë se mbipesha e shëndetshme nuk është e pa dëmshme.

Obeziteti ndikon në të gjitha sëmundjet kardiovaskulare, siç mund të jetë niveli i lartë i shtypjes së gjakut, rritje e kolesterolit apo diabeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat