Dënohen 281 shoferë në Shkup

Shkupi

Dënohen 281 shoferë në Shkup

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 11:25
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionet e përforcuara kontrolluese në komunikacion.

“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 271 masa, prej të cilave 33 janë pa leje vozitje, 16 janë për mosregjistrim të automjeteve dhe 9 për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Po ashtu janë shqiptuar 52 masa për parkim jo të rregullt dhe janë ngritur 33 automjete. Për mosmbajtje të maskave janë shqiptuar 33 dënime”, sqarojnë nga SPB Shkup.

“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat rregullat në komunikacion në mënyrë që të rritet siguria”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat