MPB: 167 gjoba për shoferët në Shkup

Shkupi

MPB: 167 gjoba për shoferët në Shkup

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar me aksionet e përforcuara në komunikacionin rrugor.

Nga MPB thonë se vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 167 masa.

“26 kanë qenë për vozitje pa leje, 14 për parregullsi teknike dhe makina të paregjistruara, 36 për parkim të parregullt, 26 makina janë larguar me karrotrec dhe 27 për mosmbajtje të maskave mbrojtëse”, thonë nga MPB.

MPB apelon tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe ta rrisin sigurinë në komunikacion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat