Dënohen 202 shoferë në Shkup

Shkupi

Dënohen 202 shoferë në Shkup

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionet e përforcuara kontrolluese në komunikacion.

Policia bën të ditur për vozitje pa leje vozitje janë shqiptuar 18 dënime, 13 dënime për mosregjistrim të automjeteve, 65 dënime për parkim jo të rregullt dhe 49 automjete janë ngritur nga ‘Karoteci’.

Po ashtu janë shqiptuar 21 dënime për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat rregullat në komunikacion në mënyrë që të rritet siguria”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat