OBRM-PDUKM sërish protestoi në Shkup

Shkupi

OBRM-PDUKM sërish protestoi në Shkup

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM sonte ka mbajtur sërish protestë në Shkup me automjete që përfunduan para objektit të Qeverisë së RMV-së.

Protesta e OBRM-PDUKM-së ishte për negociatat me Bullgarinë që i udhëheq Qeveria e LSDM-së me në krye Zoran Zaaev.

Tashmë 20 ditë jemi nëpër rrugë, nëpër qytete dhe fshatra të Maqedonisë që t’i themi jo tradhtisë kombëtare, t’i themi jo depersonalizimit të popullit maqedonas. Po jemi të fortë, të bashkuar, jemi kudo, ta zgjerojmë këtë frymë dhe energji. Ta dëgjoj secili që dëshiron të na dëgjojë. Të arrijmë te secili”, ka thënë Nikollovski.

Stojkova -Serafimova ka thënë se populli ka krijuar traditën dhe aty ka shkruar të gjitha punët që historia i ka heshtur, pasi tjetërkush na e ka shkruar.

Ndërkohë, Angellova- Panova ka thënë se sonte drejtohet nga pozicioni i profesionit të saj si dikush që merret me studimin e historisë mesjetare maqedonase dhe që drejtpërdrejtë është e prekur nga situatat aktuale në kuptimin profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat