Ndizen dritat e pemës së fundvitit në qendër të Shkupit

Shkupi

Ndizen dritat e pemës së fundvitit në qendër të Shkupit

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 21:55
Foto

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov sot ndezi dritat për vitin e ri në sheshin ‘Maqedonia’ në Shkup.

Shilegov tha se Bashkia e Shkupit vendosi që tradicionalisht t’i ndez dritat në bredh, por sivjet ishte ngjarje e veçantë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme.

“Jam i lumtur që sheshi edhe sivjet do të shënojë fillime dhe dëshira për një jetesë më normale, ashtu siç e kishim para pandemisë botërore”, tha Shilegov.

Qindra qytetarë dolën në shesh për të parë ndezjen e dritave. Në numër më të madh ishin fëmijët të cilët më shumë u gëzohen këtyre festave. Në rrugët e kryeqytetit tashmë prej disa ditësh janë vendosur zbukurime dhe drita. Gjithsesi për shkak të pandemisë, këtë vit këto zbukurime konsiderohen si më simbolike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat