Shkupi me mbi 11 mijë raste me COVID-19

Shkupi

Shkupi me mbi 11 mijë raste me COVID-19

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 19:26
Foto Ilustrim

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, në Shkup gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 259 raste të reja me COVID-19, gjashtë persona kanë humbur jetë, ndërsa pacientët kanë qenë të moshës prej 53 deri 79 vjet.

Në kryeqytet momentalisht ka 11.679 raste aktive me coronavirus, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 245 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë gjithsej 34.687 shkupjanë janë infektuar me virusin COVID-19, ndërsa Shkupi është qyteti më i prekur në Maqedoni.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë me COVID-19 janë diagnostifikaur 80.407 pacientë ku prej tyre 57.434 janë shëruar dhe 2.375 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 20.598 raste aktive me coronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat