Gjobiten 65 shoferë në Shkup

Shkupi

Gjobiten 65 shoferë në Shkup

Më: 1 janar 2021 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në komunikacion.

“Vetëm në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 65 masa, prej të cilave 4 janë për vozitje pa leje, tetë për përdorim të telefonit celularë, katër për mosregjistrim të automjeteve. Dy masa janë shqiptuar për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 20 masa për parkim jo të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga MPB thonë se aksionet do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta rrisim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat