Gjobiten 36 shoferë në Shkup

Shkupi

Gjobiten 36 shoferë në Shkup

Më: 10 janar 2021 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Policia dje në rajonin e Qytetit të Shkupit i shqiptoi 181 masa.

Nga të cilat 36 për shpejtësi të shpejtë, 17 për ngasje pa patentë shoferi, 11 për automjete të paregjistruara dhe me defekete teknike, 13 për përdorim të telefonit celular dhe pesë masa për kalim në semafor të kuq.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e aksionit në fushën e trafikut dhe paralajmëron se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim.

U bëjnë apel qytetarëve që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat