MPB: Dy persona lëndohen pas përplasjes me armë zjarri në Shkup

Shkupi

MPB: Dy persona lëndohen pas përplasjes me armë zjarri në Shkup

Më: 14 janar 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Sot në orën 13:04 në SPB Shkup është paraqitur se para një objekti në fshatin Ljubosh, rrethina e Shkupit, është prishur rendi dhe qetësia publike në mes K.N. dhe K.H. nga njëra anë dhe N.R dhe M.R. nga ana tjetër me çka është përdorur edhe armë zjarri.

“Pastaj K.N. dhe M.R. kanë marrë lëndime me çka janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naumi i Ohrit” për dhënien e ndihmës mjekësore.

Të katër personat janë siguruar, si dhe automjetet e tyre dhe armët.

Ndërsa pas pastrimit të rastit dhe plotësimit të dokumentacioneve do të ngriten parashtresat e duhura”, thonë nga MPB.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat