MPB regjistron 155 shkelje të rregullave në trafik në qytetin e Shkupit

Shkupi

MPB regjistron 155 shkelje të rregullave në trafik në qytetin e Shkupit

Më: 28 janar 2021 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (27.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar 155 shkelje.

Tetë për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 9 për kalim në të kuqe në semafor, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 5 për shfrytëzimin e telefonit, 8 për mosvënien e rripit të sigurisë.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat