Bashkia e Shkupit do t’i kthejë emrat e vjetër të rrugëve

Shkupi

Bashkia e Shkupit do t’i kthejë emrat e vjetër të rrugëve

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit do t’i kthejë disa nga emrat e vjetër të rrugëve të Shkupit.

Këtë e ka njoftuar kryetari i Shkupit, Petre Shilegov. Ai thotë se ky ka qenë premtim parazgjedhor i tij.

Bëhet fjalë për rrugët si “Lelinova”, “Meksiçka”, “Hekurana”, “4 Korriku” dhe “Stiv Naumov”.

“Njëri nga premtimet parazgjedhore të mija ishte kthimi i identitetit të Shkupit. I kthejmë emrat e vjetër të rrugëve më të njohura të Shkupit. Këto janë disa nga ata”, tha Shilegov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat