Bastisje në qendër të Shkupit, arrestohen dy persona

Shkupi

Bastisje në qendër të Shkupit, arrestohen dy persona

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 14:03
Foto Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, zyrtarë policor, njësiti kundër tregtisë jolegale të drogës ka privuar nga liria A.S. 25 vjeçar dhe M.K. 20 vjeçar, për shkak të dyshimit se kanë prodhuar dhe lëshuar në qarkullim substanca narkotike.

Pas informatave paraprake dhe me urdhër të Gjykatësit të procedurës paraprake, zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në një banesë në Qendër të Shkupit.

Ku përkohësisht kanë qëndruar personat në fjalë, me çrrastë është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë, një matëse digjitale dhe mjete materiale.

A.S. dhe M.K. janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejme, dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritën padi në bazë të Nenit 215 nga Kodi Penal i republikës së Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat