Paditet një postier në Shkup

Shkupi

Paditet një postier në Shkup

Më: 6 prill 2021 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se SPB Shkup ka parashtruar padi penale ndaj një postieri nga Shkupit, pasi i njëjti, edhe pse nuk e ka dorëzuar dërgesën postare, ka evidentuar se gjoja e ka bërë këtë.

Me këtë, qytetarja e cila është dashur ta pranojë dërgesën e cila ka qenë vërejtje gjyqësore, ka humbur afatin ligjor për të parashtruar ankesë për procesin gjyqësor.

“SPB Shkup ka parashtruar padi penale kundër B.A.(57) nga Shkupi, i punësuar si postier në SHA Posta e Maqedonisë së Veriut, për shkak të ekzistimit të dyshimeve bazike për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumentit zyrtar”.

B.A. gjatë dorëzimit të dërgesës postare me rekomandim – vërejtje gjyqësore për pagesë të taksës te personi nga Shkupi, nuk e ka dorëzuar dërgesën në vendin dhe datën e caktuar dhe me nënshkrim të tij, në mënyrë të paautorizuar e ka verifikuar pranimin.

Në këtë mënyrë, B.A. ka shkaktuar dëm ndaj të dëmtuarës, pasi nuk e ka pranuar në kohë vërejtjen për pagesë të taksës për ankesë dhe i ka ikur afati ligjor për parashtrim të ankesës për procesin gjyqësor juridiko-pronësor”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat