Gjobiten 143 shoferë në Shkup

Shkupi

Gjobiten 143 shoferë në Shkup

Më: 24 prill 2021 Në ora: 12:58
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionet o përforcuara në komunikacion.

“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 143 masa, prej të cilave 15 janë për tejkalim shpejtësie, nëntë për vozitje pa leje, dy për mosregjistrim”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se 37 dënime janë dhënë për këmbësorët, tetë për përdorim të telefonit dhe 51 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat