Një grabitës arrestohet në Shkup

Shkupi

Një grabitës arrestohet në Shkup

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme zyrtarët policorë kanë privuar 45 vjeçarin M.P nga Shkupi për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “grabitje”.

“Ai më 18.06.2021 në lagjen ‘Ilinden’ duke përdorur forcën ndaj L.T (74) ka marrë para”, sqarojnë nga policia.

Ata shtojnë se me urdhër të Prokurorit Publik është mbajtur në stacion policor në Kisella Vodë.

Ndërsa pas dokumentit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat