Të premten Bashkia e Shkupit me spërkatje kundër mushkonjave

Shkupi

Të premten Bashkia e Shkupit me spërkatje kundër mushkonjave

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit njofton se ditën e premte do të bëjë spërkatjen kundër mushkonjave.

Dezinsektimi kundër mushkonjave që do të ndodhë në territorin e Bashkisë së Shkupit do të kryhet në orët e hershme të mëngjesit.

Po ashtu dezinsektimi në terren do të bëhet po atë ditë gjatë gjithë ditës.

“nëse kushtet klimatike nuk lejojnë spërkatjen, dezinsektimi me avion do të bëhet ditën e ardhshme, kur kushtet do të jenë më të volitshme”, thonë nga Bashkia e Shkupit duke i njoftuar bletarët që t’i ndërmarrin masat e nevojshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat