Shqiptohen 180 dënime për kundërvajtje në Shkup

Shkupi

Shqiptohen 180 dënime për kundërvajtje në Shkup

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 09:52
Foto Ilustrim

Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 180 gjoba për kundërvajtje në komunikacion.

“Nga gjithsej 180 gjoba, 105 dënime janë për tejkalim shpejtësie, 17 për vozitje pa leje, 25 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, katër për përdorim të telefonit, një për kalim në të kuqe, nëntë për mosregjistrim të automjeteve dhe nëntë dënime për parkim jo të rregullt”, theksojnë nga SPB Shkup.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat