Nesër do të bëhet spërkatje ajrore kundër mushkonjave në Shkup

Shkupi

Nesër do të bëhet spërkatje ajrore kundër mushkonjave në Shkup

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se më 15.09.2021 (e mërkurë) do të fillojë dezinfektimi ajor kundër mushkonjave dhe tokësor në zonën e qytetit të Shkupit.

iformojnë se spërkatja ajrore kundër mushkonjave do të kryhet më 15.09.2021 (e mërkurë) dhe më 16.09.2021 (e enjte), në orët e para të mëngjesit.

Dezinsektimi tokësor i mushkonjave do të bëhet nga 15.09.2021 (e mërkurë) deri më 19.09.2021 (e diel), në periudhën nga 22 deri në orën 03, të nesërmen. Nëse kushtet e motit nuk lejojnë spërkatjen, dezinfektimi ajror do të kryhet ditën e parë pasardhëse, kur kushtet e motit janë të favorshme, në të njëjtën kohë.

Bletarët informohen që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve në kohë”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat