Gjobiten 199 shoferë në Shkup

Shkupi

Gjobiten 199 shoferë në Shkup

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 11:01
Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 199 gjoba për shkelje të rregullave në trafik.

“Janë shqiptuar 44 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 18 për vozitësit të cilët nuk kanë poseduar patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 10 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta”, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar edhe katër gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë.

Kurse, 6 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për vozitësit fillestar, 11 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 33 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve dhe 50 për parkim të parregullt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat