Publikohen listat me studentët e vitit të parë të pranuar në konviktet në Shkup

Shkupi

Publikohen listat me studentët e vitit të parë të pranuar në konviktet në Shkup

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Rezultatet nga Konkursi për pranim të studentëve të pranuar në studimet deridiplomike në konviktet shtetërore të studentëve dhe objekte të tjera për strehim në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2021/2022, të cilët kanë të bëjnë me studentët e vitit të parë në studime, ndërsa të cilët kanë aplikuar për strehim në kapacitetet në Shkup janë publikuar.

Siç informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, studentët të cilët gjenden në listat e publikuara mund të vendosen në konviktet e studentëve pas nënshkrimit të marrëveshjes me konviktin në të cilin janë pranuar. Marrëveshja është e nevojshme të nënshkruhet në afat prej 10 ditëve nga publikimi i rezultateve.

Përderisa, ankesa sa i përket rezultateve dorëzohen në MASH deri më 8 tetor të vitit 2021.

Shtojnë se listat me studentët e pranuar në konviktet e studentëve në qytetet e tjera do të publikohen të hënën, më 4 tetor 2021.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat