Shilegov: Në Çair për 50 vjet nuk është punuar asgjë

Shkupi

Shilegov: Në Çair për 50 vjet nuk është punuar asgjë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 09:11
Petre Shilegov

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sonte në debate zgjedhore në TV21, foli për projektet e realizuara në Qytetin e Shkupit dhe komunat përreth.

Shilegov tha se Shkupi nuk është siç ka qenë, duke shtuar se është investuar edhe në komunat përreth.

“Ajo çfarë kemi bërë 4 vitet e fundit është zhvillimi strategjik.

Zhvillimi strategjik, por edhe i barabartë në Shkup, në pjesët ku Qyteti si institucion nuk ka punuar për 40 apo 50 vjet, ne kemi punuar me zell dhe qytetarët e kanë kuptuar këtë” tha mes tjerash Shilegov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat