Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet sot në Shkup

Shkupi

Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet sot në Shkup

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot, në ora 12:00 në rrugën “Vlladimir Pollezhinovski” në Shkup, policët e Departamentit të Punëve të Brendshme në Kisella Vodë kanë arrestuar D.S. nga Shkupi.

“Është arrestuar D.S.(47) nga Shkupi.

E cila është kërkuar me fletarrest nga Prokuroria Publike Themelore, në bazë të nenit 353 – keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe nenit 247 – mashtrim”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Personi do të dorëzohet në Prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat