Mbyllet spitali modular në Shkup

Shkupi

Mbyllet spitali modular në Shkup

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Spitali modular që ndodhet në obroin e Klinikës Infektive në Shkup është mbyllur, ndërsa pacientët janë dërguar në objektin e Klinikës Infektive në repartet tjera.

Nga Klinika Infektive thonë se spitali është i mbyllur pasi që kanë vërejtur ujë, ndërsa uji në asnjë moment nuk ka pasur kontakt me instalimin elektronik.

“Në një vend është paraqitur një sasi e ujit, por në asnjë moment nuk ka pasur kontakt me energji elektrike. Spitali Modular është repart ndihmues dhe që nga ndërtimi tre herë është hapur dhe mbyllur sipas nevojave” thonë nga Klnika Infektive.

Ata shtojnë se një periudhë spitali modular shërbente për vaksnimin e punonjësve shëndetësorë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat