Lëndohet një person nga shpërthimi i një objekti në Shkup

Shkupi

Lëndohet një person nga shpërthimi i një objekti në Shkup

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme informon se gjatë shpërthimit të një ndërtese në lagjen Aerodrom të Shkupi, një person ka marrë lëndime trupore.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 20.10.2021 në orën 10:20.

“Është raportuar se në bodrumin e një objekti në rrugën “Metodija Shatorov Sharloka ndodhur një shpërthim, me ç’rast lëndime trupore ka marrë G.S. (58) nga fshati Lubanci i Shkupit. Sipas raportimeve, shpërthimi ka ndodhur derisa L.S. dhe I.J. (49) kanë prerë një strukturë metalike.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga një ekip i SPB-së Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat