Vdes adoleshentja nga Covid-19

Shkupi

Vdes adoleshentja nga Covid-19

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 18:13
Shkup

Prej ditësh e shtruar në spitalin infektiv të Shkupit, një 17-vjecare nuk ka mundur ta kalojë COVID-19 dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë shkruhet se adoleshentja vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orë ve të fundit në Maqedoninë e Veriut raportohen 436 raste të reja me COVID-19 dhe 7 viktima.

Deri tani RMV ka pasur mbi 201 mijë raste pozitive me koronavirus nga të cilët janë shënuar 7.098 viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat