Metodë e re në shërimin e hemorragjisë cerebrale në Shkup

Shkupi

Metodë e re në shërimin e hemorragjisë cerebrale në Shkup

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Në Klinikën Universitare të Neurokirurgjisë në Shkup sot në mëngjes është përdorur një metodë e re në shërimin e pacientëve me hemorragji cerebrale.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook.

“Sot në mëngjes në Klinikën Universitare të Neurokirurgjisë, prezantuam një metodë të re në shërimin e pacientëve me hemorragji cerebrale. Operacionin e kemi kryer me aparatin e ri inovativ – sistem dyshtresor që njëkohësisht mundëson monitorimin e presionit intrakranial, shpëlarjen e sistemit ventrikular të trurit dhe drenimin e lëngut cerebrospinal”,ka njoftuar Filipçe.

Kjo metodë, siç shprehet ai, tashmë përdoret vazhdimisht në praktikën e përditshme klinike në disa vende të botës si SHBA, Gjermani, Portugali dhe Holandë.

“Nga sot kjo pajisje inovative do t; jet; në përdorim të vazhdueshëm në Klinikën e Neurokirurgjisë dhe jemi i vetmi vend në Evropën Juglindore ku do të kryhet kjo metodë”, tha ministri e Shëndetësisë.

Në këtë operacion të ndërlikuar dhe inovativ, përveç udhëheqësve të Klinikës së Neurokirurgë, ka marrë pjesë edhe Dr. Elmedina Asani, e cila është në përfundim të specializimit në këtë Klinikë. Ajo ka qenë edhe më pare e përfshirë në ndëryrje të tilla kirurgjikale dhe kjo e radhitë atë ndër emrat më premtues të shëndetësisë, jo vetëm në Maaqedoninë e Veriut, por edhe më gjerë.

Image
Dr. Elmedina Asani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat